”Mora fjalë”, kushtuar legjendarit Adem Jashari

Mediale Vip

”Mora fjalë”, kushtuar legjendarit Adem Jashari

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:41
Adem Jashari

“Mora fjalë” është kushtim për legjendarin Adem Jashari që ngjanë në këngët antike që u këndoheshin heronjve me përmasa hyjnore.

Vargjet e magjishme dhe muzikën e kësaj kënge i ka thurur kompozitori Naim Gjoshi, të cilen e performon këngëtarja Shkurte Fejza.

Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë të këngës:

Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun
Mora qarkun me i thur këngë
Me i thur kang bashklegjendarit, ti këndoj
Ti këndoj Adem Jasharit, ti këndoj
Tash sa vjet
Tash sa vjet s’e sheh Prekazin dhe Reçakun, tash sa vjet
Tash sa vjet s’e sheh Drenicen, tash sa vjet
Tash sa vjet dhe Mitrovicen, tash sa vjet

Çohu Adem
Çohu po të thonë zogjtë e malit dhe bilbilat
Çohu Adem
Po thonë lulet trëndafilat, çohu Adem
Po thonë kangët, thonë dhe trimat, çohu Adem
Çohu shpejt, çohu shpejt mos rri tek varri
Thotë nanë lokja, çohu se mjaft
Ta flladiti ballin toka, çohu se ty
Të kërkon e tanë Kosova ty Adem

Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun
Mora qarkun me i thur kangë
Me i thur kangë bashklegjendarit, ti këndoj
Ti këndoj Adem Jasharit, ti këndoj

E t’i them
E t’i them se gjaku i tij është vetë liria që ka ardh
Në Kosovë e brigjev’ të Drinit kjo liri
Ia flladiti ballin trimit, ia flladit

E t’i them
E t’i them se gjaku i tij është vetë liria që ka ardh
Në Kosovë e brigjev’ të Drinit kjo liri
Ia flladiti ballin trimit, ia flladit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat