Getoar Selimi për Agon Amigën: Për të kam bërë më shumë se për veten

Mediale Vip

Getoar Selimi për Agon Amigën: Për të kam bërë më shumë se për veten

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:00
Getoar Selimi dhe Agon Amiga

Getoar Selimi dhe Agon Amiga, ishin ndër dyshja më të pandashëm ndonjëherë, deri para disa vitesh.

Në fillim ata u prezantuan si grupi “Tingulli 3nt”, ndërsa vite më pas themeluan label-in e ri “Babastars”.

Ndonëse gjeneza e mosmarrëveshjeve të tyre filloi gjatë përçarjes së grupit ‘Babastars’, po tani ata nuk kanë asnjë kontakt.

I ftuar në emisionin NIN, Geti ka folur për herë të parë rreth Agonit, duke e përfunduar përgjigjen me vetëm një rresht.

“Nëse për një njeri kam bërë më shumë se sa për veten është Agon Amiga. Nuk ka as baba, as nën, as grua e vëlla që kam bërë më shumë”, është shprehur reperi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat