Meghan dhe Harry, ose “Diana 2”: Ditët e errëta në pallat, rracizmi dhe dëshira për vetëvrasje

Mediale Vip

Meghan dhe Harry, ose “Diana 2”: Ditët e errëta në pallat, rracizmi dhe dëshira për vetëvrasje

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:50
Meghan Markle dhe princ Harry

Më në fund intervista e shumëpërfolur e Meghan Markle dhe Princ Harry-t u transmetua. Çifti ishte përballë mbretëreshës së televizionit amerikan dhe rrëfyen sekretet e familjes mbretërore si kurrë më parë.

Intervista nisi me Meghan dhe Oprah dhe nga mesi i saj u bashkua edhe Harry. Gjatë orës së parë, u transmetua edhe një video e Archie duke luajtur.

Le t’ia nisim nga lajmet e bukura. Çifti ka zbuluar se janë në pritje të një vajze. Harry është më i lumturi për gjininë e bebes dhe bënë me dije se nuk kanë në plan të bëjnë tjetër fëmijë pas këtij.

Tani t’ia nisimin me përgjigjet shokuese dhe të vërtetat e tyre.

Si fillim vlen të theksohet se Meghan dhe Harry nuk kanë marrë asnjë qindarkë për këtë intervistë. Ama vetë Oprah i futi në xhep nja 7 milionë dollarë (jo keq apo jo?).

Meghan e nis rrëfimin duke treguar se hyri në familjen mbretërore në mënyrë krejt naive. “Isha e dashuruar. Nuk kisha hyrë as të kërkoja në google për ta. Më dukej vetja si personazh i një tregimi”.

Meghan ka treguar se problemet e mëdha nisën pas martese, por edhe para saj ka pasur një sekret të vogël.

Harry dhe Meghan u martuan realisht 3 ditë para datës që gjithë bota di. “U martuam vetëm, pa askënd pranë veç zyrtarit të mbretërisë që do drejtonte ceremoninë, sepse donim një moment tonin para se të shikonte gjithë bota spektakël”, ka treguar ajo. Nga ajo ditë ruajnë një foto që e kanë në kokën e krevatit aktualisht.

“Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin”, tregon më tej Meghan, e cila në asnjë moment nuk përmend në mënyrë direkte familjen mbretërore, ose mbretëreshën. Ajo flet për ta duke iu drejtuar si ‘institucioni’.

Ish-aktorja ka pranuar se në një pikë deshi të vriste veten. “Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”, tha Meghan.

Harry nga ana e tij thotë se kishte turp të tregonte për Meghan dhe gjendjen e saj megjithëse donte ta ndihmonte. “Ndihesha i mbytur dhe vetëm njohja me Meghan më largoi nga aty. Ishte ajo që më gjeti rrugën e daljes nga ai ambjent”, tregon princi që pranon se marrëdhënien me prindërit i kishte shumë të këqija.

Meghan ka akuzuar familjen për racizëm duke rrëfyer se kur ishte shtatzënë me Archien një prej antarëve i ka thënë Harryt se nuk do i jepej asnjë titull sepse nuk dihej sa e errët do ishte lëkura e foshnjës. Por ish-aktorja nuk e zbulon me emër personin.

Po për Kate Middleton? Meghan zbuloi se kur shkruan mediat se ajo e bëri dukeshën të qante, e vërteta ishte krejt ndryshe. “Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, ka treguar Meghan.

Harry nga ana tjetër la të kuptohet se marrëdhënia e tij me të atij ka qenë goxha keq. “Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prap nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë”, ka pranuar Harry.

Ndërsa për raportin me vëllain, ai thotë se është në pauzë, por e do shumë atë.

Kur folën për Dianën, Harry tregoi se largimi i tyre erdhi duke menduar që të mos përsëritej e njëjta histori dhe në këtë pikë ai tregoi se nuk ka asnjë mbështetje financiare nga familja mbretërore, por jeton me ato që i la e ëma para se të vdiste dhe kontratën që ka lidhur me Netflix dhe Spotify.

Po për mbretëreshën? Edhe këtu asnjë prej tyre nuk flet keq. Meghan thotë se e ka pëlqyer gjithmonë atë dhe shoqërinë e saj, ndërsa Harry pranon se e respekton dhe dëgjohen me Zoom herë pas here.

Po tani çfarë do ndodhë me Meghan dhe Harryn?

“Ky është një fillim i ri për ne dhe duam të shohim para, pasi thamë të vërtetën tonë”, e mbyllën intervistën ata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat