Meghan Markle krahason jetën e saj në familjen mbretërore me sirenën e vogël: Ashtu si Ariel humbi zërin…

Mediale Vip

Meghan Markle krahason jetën e saj në familjen mbretërore me sirenën e vogël: Ashtu si Ariel humbi zërin…

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:14
Meghan Markle

Meghan Markle krahason veten me sirenën e vogël, Ariel  që humbi zërin e saj “por në fund e rifitoi sërish”, tha dukesha.

Meghan Markle bëri një paralelizëm të vetes me personazhin e filmit vizatimor të Disney-t. “Unë isha ulur në vilën e Nottingham dhe Sirena e vogël  erdhi“, kujton Meghan. “Dhe si një e rritur që ndjek Sirenën e Vogël, më vonë e pashë veten si ajo dhe thashë ‘Oh Zot, ajo dashurohet me princin dhe për këtë shkak, humbet zërin e saj’, tha dukesha e Sussex-it.

Në filmin e animuar të vitit 1989, princesha Ariel, një “sirenë kurioze dhe me shpirt të lirë, e cila me guxim ndjek ëndrrat e saj dhe fillon aventura që ndryshojnë jetën për të gjetur çfarë vërtet do”, eksploron botën njerëzore dhe dashurohet me princin Eric. E vendosur për të realizuar ëndrrat e saj të vërteta, Ariel bën pazar me magjistaren e keqe të detit Ursula dhe i shet zërin e saj të bukur në mënyrë që të mund të jetë pjesë e botës njerëzore“.

“Unë gjithmonë e kam vlerësuar pavarësinë. Unë kam qenë gjithmonë e hapur, veçanërisht për të drejtat e grave, dhe kjo është ironi e trishtuar e katër viteve të fundit, unë kam ‘luftuar’ për kaq shumë kohë që gratë të përdorin zërin e tyre. Dhe pastaj kam heshtur”, tha Meghan, për periudhën kur ishte pjesë e familjes mbretërore, para se çifti të merrte vendimin për t’u shkëputur dhe për t’u larguar drejt Shteteve të Bashkuara.

Këtë koment, Meghan e bëri gjatë intervistës me Oprah, së bashku me Harryn, një intervistë që tronditi Pallatin Mbretëror dhe publikun britanik. Ajo rrëfeu momentin kur ka qenë për herë të parë shtatzënë me djalin e saj Archie, dhe kur Harry është pyetur nga një anëtar i familjes mbretërore “sa e errët” do të mund të jetë ngjyra e djalit të tyre.

Winfrey në një moment ka pyetur Meghanin për ndikimin e kësaj situate në shëndetin e saj mendor dhe presionin që ka pasur. Ajo është përgjigjur se ka menduar për vetëvrasje dhe ka kërkuar ndihmë përmes departamentit të pallatit për burime njerëzore, mirëpo i kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat