U paguan apo jo Meghan dhe Harry për intervistën me Oprah-n? Si qëndron e vërteta e lajmit të shumëpërfolur

Mediale Vip

U paguan apo jo Meghan dhe Harry për intervistën me Oprah-n? Si qëndron e vërteta e lajmit të shumëpërfolur

Më: 9 mars 2021 Në ora: 06:26
Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry “tronditën” botën me intervistën e tyre të pare pas largimit nga familja mbretërore. Ndërsa një pyetje që ka munduar shumë njerëz është nëse u paguan Meghan dhe Harry për intervistën?

Ka pasur shumë spekulime, por në fillim të intervistës, Oprah iu drejtua Meghan-it, duke konfirmuar se çifti nuk po merrte para për të folur. Duke iu përgjigjur, Meghan tha: "E gjithë kjo është e saktë".

Lajmin e konfirmoi Page Six, që deklaroi se çifti nuk kishte marrë asnjë pagesë për intervistën.

Por megjithëse asnjë para nuk do të shkojë në llogarinë e Sussexes, kjo nuk do të thotë se vetë intervista nuk është një biznes i madh për rrjetet televizive. Sipas Wall Street Journal, CBS, që transmetoi shfaqjen në Amerikë, pagoi "një tarifë licence prej 7 deri në 9 milionë dollarë për të drejtat për të transmetuar intervistën e Winfrey me Princin Harry dhe Dukeshën e Sussex, sipas njerëzve të njohur me paktin".

Është raportuar se si pjesë e marrëveshjes me kompaninë e prodhimit të Winfrey, Harpo Productions, rrjeti "ka të drejta të licencojë produktin special në tregjet ndërkombëtare".

CBS gjithashtu raportohet se po maksimizon fitimet e reklamave nga intervista, duke kërkuar rreth dyfishin e çmimit normal të hapësirës për reklama gjatë ndërprerjes së intervistës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat