Jennifer Aniston tregon kuptimin e tatuazhit të saj “11 11”

Mediale Vip

Jennifer Aniston tregon kuptimin e tatuazhit të saj “11 11”

Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:09
Jennifer Aniston

Aktorja e mirënjohur, Jennifer Aniston, tregoi kuptimin që fshihet pas tatuazhit të saj “11 11”.

52-vjeçarja falenderoi publikisht në “Morning Show” shoqen e saj më të mirë,  Andrea Bendewald-n, siç e quan ajo “sister from another mister”.

Pra, lë të kuptohet se tatuazhi “11 11” simbolizon miqësi.

Më 11 shkurt, ditën e ditëlindjes së Aniston, Bendewald ndau me ndjekësit e saj foton e tatuazhit, krahas së cilës shkruante:

“Mezi pres të festosh dhe të realizosh dëshira më magjike! 11:11 ”

Një burim tha për prestigjozen “People”, se aktorja zgjodhi atë tatuazh sepse është një element spiritual dhe se numri 11 është gjithashtu i veçantë për të, për shkak të ditëlindjes së saj.

Kujtojmë se Aniston ka treguar se po e shijon në maksimum izolimin në shtëpi dhe deri tani, janë bërë tre javë që ajo s’del fare nga shtëpia.

Aniston ndau për herë të parë një fobi të sajën me publikun, teksa realizonte një intervistë me Jimmy Kimmel. Aktorja tregoi se vuan nga agorafobia, ndaj qëndrimi në shtëpi ka qenë perfekt për të këto ditë.

Për ata që nuk e dinë, agarofobia është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga simptomat e ankthit në situata kur personi e percepton mjedisin e tyre si të pasigurt dhe pa asnjë mënyrë të lehtë për të shpëtuar. Këto situata mund të përfshijnë hapësira të hapura, tranzit publik, qendra tregtare, ose thjesht të qenit jashtë shtëpisë së tyre. Të qenit në këto situata mund të rezultojë në një sulm paniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat