Një ndryshim në pamje dhe një projekt i freskët, paskemi të reja nga Greta Koçi!

Mediale Vip

Një ndryshim në pamje dhe një projekt i freskët, paskemi të reja nga Greta Koçi!

Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:10
Greta Koçi

Greta Koçi është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan shpeshherë detaje nga jeta e saj  personale dhe profesionale me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka realizuar një “quiz” me fansat e saj në Instagram, ku  i ka pyetur ata si mendojnë se do të quhet kënga e saj më e re.

Në këtë quiz kishte tre alternativa për këngën më të re.

Këngëtarja nuk dha detaje të tjera përsa i përket projektit të saj më të ri muzikor.

Ndërkohë së fundmi, fansat vunë re edhe një ndryshim tjetër tek Greta. Siç duket këngëtarja ka humbur disa kilogramë në peshë dhe kjo gjë ju ka rënë në sy ndjekësve.

Këngëtarja ka zhvilluar para ca kohësh një intervistë virtuale me ndjekësit, që i kanë kërkuar sekretin e dobësimit të saj. Këngëtarja ka treguar se ka ngrënë nga pak dhe gjëra të shëndetshme e të nevojshme. Gjithashtu ajo ka zbuluar se është bërë vegane dhe ka filluar të ndjekë këtë lloj diete, që do të thotë se nuk konsumon produktet e mishit dhe as nënproduktet e tyre.

“Duke mos ngrënë ose më saktë duke ngrënë pak dhe gjërat e duhura. Në fakt jam bërë vegane prej një jave dhe nuk ka gjë më të mirë për shëndetin, por sigurisht dhe për linjat e trupit”, ka treguar Greta para disa kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat