Mbretëresha flet shkurt e saktë pas intervistës së Meghanit dhe Harry-t

Mediale Vip

Mbretëresha flet shkurt e saktë pas intervistës së Meghanit dhe Harry-t

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:19
Mbretëresha Elizabeth, Meghan Markle dhe princ Harry

Mbretëresha Elizabeth dhe Pallati Mbretëror kanë reaguar më në fund pas intervistës bombë të Meghanit dhe Harryt, të cilët folën mbi eksperiencën e tyre në mbretëri duke iu referuar si “institucion”.

Meghan deklaroi se ka përjetuar racizëm kur një pjesëtar i familjes mbretërore i tha se ishin të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archiet.

Ajo tregoi se nuk e lanë të merrte trajtim kur vuajti deri aty sa mendoi të vetëvritej. Ndërsa Harry deklaroi se familja ka kontakt të padukshëm me tabloidet britanike.

Pas deklaratave të bujshme, Pallati ka lëshuar një deklaratë në emër të Mbretëreshës e që fliste shumë shkurt.

Deklarata: “E gjithë familja është e trishtuar të mësojë sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ato do të merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të kenë gjithmonë dashurinë e anëtarëve të familjes mbretërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat