“Çfarë komplimenti të bën Marku?”- Ja ç’përgjigje i dha ndjekëses Rudina Dembacaj

Mediale Vip

“Çfarë komplimenti të bën Marku?”- Ja ç’përgjigje i dha ndjekëses Rudina Dembacaj

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:29
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj ka ndarë pak nga koha e saj mbrëmë për të bashkëbiseduar me ndjekësit në Instagram.

Aktorja e humorit e ka treguar se është e hapur ndaj të gjitha pyetjeve, prandaj ndër të tjera zbuloi se cili është komplimenti që i bën bashkëshorti, Mark Frroku.

“Sot në mëngjes: ‘Ti zemër je nis për djalë, krejt kot ke dalë vajzë! Të kam shok të ngushtë!’”,- shkroi ajo.

Image

Pak kohë më parë, ajo zbuloi edhe se ka bërë një ndërhyrje të vetme dikur, dhe ajo është në gjoks.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë efekt anësor pas kësaj procedure, Dembacaj tha: “Jo. Por kam bërë gabim që e kam bërë para lindjes. Nga gji-dhënia bie pak prap. Viki (Viktoria, vajza e saj) ka pirë 14 muaj”.

Herë pas here, Rudina publikon edhe foto të realizuara në palestër, megjithatë nuk hezitoi të pranonte se ende ka celulit pavarësisht se stërvitja e ka ndihmuar shumë.

“Si ja bën që je kaq në formë?”- ishte një pyetje tjetër, së cilës moderatorja iu përgjigj: “Më del shpirti në palestër, nuk ha pa kontroll, pi rrallë. Pra vuaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat