Fero dhe Genta publikojnë një pjesë të këngës së re

Mediale Vip

Fero dhe Genta publikojnë një pjesë të këngës së re

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:15
Genta Ismajli dhe Fero

Fero dhe Genta kanë bashkuar forcat për një duet.

Genta Ismajli dhe Fero kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ishte Fero ai i cili me anë të një videoje konfirmoi që dueti i shumëpritur me Gentën do të publikohet të shtunën (13 mars).

Së fundi, dyshja kanë publikuar një tjetër video, me anë të së cilës kanë zbuluar disa sekuenca të këngës së re.

“Qëndroni, ft. Fero. Këtë të shtunë, a jeni gati ”, ka shkruar Genta, e cila zbuloi pak nga videoklipi. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat