Selena Gomez thotë se po mendon të tërhiqet nga muzika

Mediale Vip

Selena Gomez thotë se po mendon të tërhiqet nga muzika

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:26
Selena Gomez

Selena Gomez thotë se muzika mund të mos jetë në të ardhmen e saj përgjithmonë.

Aktorja dhe këngëtarja e pranoi këtë në një intervistë për Vogue,

Gomez ishte ylli që mbuloi kopërtinën e muajit prill të revistës “Vogue”.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit jo domosdoshmërisht të marrin seriozisht. Unë kam pasur momente kur kam qenë si:” Ç’kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëj këtë?”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi, “‘Lose You to Love Me”, ndjeva se ishte kënga më e mirë që kam publikuar ndonjëherë, dhe për disa njerëz ende nuk ishte e mjaftueshme. Mendoj se ka shumë njerëz që kënaqen me muzikën time, dhe për këtë jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj, por mendoj që herën tjetër kur të bëj një album do të jetë ndryshe. Dua ta provoj edhe një herë, para se të tërhiqem nga muzika”, deklaroi Gomez.

Këngëtarja debutoi në albumin e saj të parë më 2009 me “Kiss & Tell” dhe vazhdoi të publikojë tre albume solo dhe dy albume të tjera nën “Selena Gomez & the Scene”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat