Ronela Hajati: “Më mungon të bie në dashuri”

Mediale Vip

Ronela Hajati: “Më mungon të bie në dashuri”

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:07
Ronela

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka qëndruar larg vëmendjes së mediave prej disa kohësh, duke mos sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Megjithatë në rrjetet sociale, ajo vazhdon të jetë shumë aktive.

Së fundmi, Ronela ka treguar se e ka marrë malli të bjerë në dashuri, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

“Më mungon të bie në dashuri”, ka shkruar këngëtarja në një video të mbrëmjes së djeshme. Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se është single.

Më herët, Ronela u komentua shumë për lidhjen e dashurisë me artistin Young Zerkën, e cila përfundoi disa kohë më parë dhe në asnjë moment nuk u pranua plotësisht nga të dy.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat