I tha se Noizy e ka lënë në baltë, Varrosi i përgjigjet publikisht MatoLales

Mediale Vip

I tha se Noizy e ka lënë në baltë, Varrosi i përgjigjet publikisht MatoLales

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:10
Noizy, Varrosi , MatoLales

MatoLale publikoi pak ditë më parë këngën me titull “Resto”, që hapur ishte një diss për Noizy-n. MatoLale e pranon në këngë se Noizy e ka mbështetur në fillimet e karrierës dhe thotë se e ka dashur si vëlla dhe nuk priste që të merrte “diss” prej tij. Ndër të tjera ai e akuzon Noizy-n si të pabesë dhe se ndihet i rrezikuar nga MatoLale si reper i ri.

Kundërpërgjigja e Noizy-t për MatoLalen nuk vonoi fare. Pas publikimit të këngës, Noizy nxori disa biseda që kishte bërë me reperin tjetër në qershor të vitit të shkuar, pak para publikimit të bashkëpunimit të tyre, “Adrenalinë”. Në biseda shihej se Noizy i kërkonte MatoLales që ta shtynin publikimin e këngës së tyre, sepse ky i fundit kishte një mikun e tij të shtruar në spital.

“Shokun ta bon për spital dhe s’të plasi shumë… mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i pa pjek ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh”, shkroi Noizy përkrah fotove të bisedave.

Ky reagim i ashpër erdhi pasi, MatoLale përmend në këngën e tij “Resto” edhe mikun më të mirë të Noizy-t, Varrosin.

“Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet MatoLale në këngë.

Gjithashtu MatoLale akuzoi  Noizy-n se ka lënë vetëm Varrosin në një moment shumë të vështirë, si për t’i vërtetuar pabesinë.

“Ti gangster ke lënë Varrosin me dy plumba në bark dhe ke shku t’u dhënë koncerte e t’u festu ditëlindjen. Rëndësi kanë lekët varja shokut. Dhe atë të shokut tim unë e kam dhuratë nga ty e kam pagujt shumëfish atë famë që më ke ‘dhënë’ ti. Dhe ‘hasëm’ me gjithë estradën prej teje. Suksese në jetë”, shkruan reperi.

Mirëpo çfarë ka Varrosi për të thënë pas këtyre rreshtave?

Ditën e sotme reperi ka publikuar një foto duke kënduar në studio dhe përmes saj ka thumbuar MatoLalen. Madje ai ka vërtetuar se me Noizy-n nuk ka pasur kurrë probleme dhe se për më tepër e konsideron si vëlla.

“Nuk jom tu bos diss, merrni frymë pa merak ahahaha thjesht i 16tshe për albumin e vëllait”, ka shkruar Varrosi duke përmendur në postim Noizy-n.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat