Të mëdhenjtë nuk harrohen! Sofia Loren merr çmimin tejet të veçantë

Mediale Vip

Të mëdhenjtë nuk harrohen! Sofia Loren merr çmimin tejet të veçantë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:33
Sofia Loren

Sophia Loren merr një tjetër vlerësim të lartë për arritjet e saj në kinematografi, një karrierë që nuk reshti së dhëni fryte, e nuk reshti nga ana tjetër as së grumbulluari merita.

Diva italiane do të marrë çmimin e parë “Visionary Award” të muzeut të ri të Çmimeve Oskar. Çmimi mbërrin 60 vjet pas rolit të saj të famshëm tek “La Ciociara”, që i solli një çmim të Akademisë si aktorja më e mirë në një film të huaj e që sot cilësohet si “artiste, vepra e së cilës e ka të avancojë artin dhe kinemanë”.

Lajmi bëhet i ditur një javë para nominimeve për çmimet më të mëdha të botës së filmit, ku Sofia Loren mund të jetë pjesë me interpretimin e shkëlqyer tek “La vita davanti a Se” , një film me regji të vetë djalit të madh të saj, Edoardo Ponti.

Çmimi “Visionary Award” është vetëm më i fundit në një listë të gjatë arritjesh, ku aktores 86 vjecare i numërohen dy çmime Oskar, gjashtë Golden Globe, një Luan të Artë, një Copa Volpi në Festivalin e Venecias, çmime të festivaleve të Kanës, Berlinit, Londrës, e dhjetë Davidë të Donatellos. Në vitin 1991, Instituti i Filmave Amerikanë e përfshiu yllin e kinemasë italiane në listën e 25 artistëve më të mëdhenj të gjithë kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat