Kanye West thuhet se ka ndërprerë komunikimin me Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West thuhet se ka ndërprerë komunikimin me Kim Kardashian

Më: 11 mars 2021 Në ora: 10:54
Kim Kardashian dhe Kanye West

Megjithëse ndarja e tyre u përshkrua si ‘miqësore’, Kanye West dhe Kim Kardashian thuhet se nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin.

Burimet tregojnë për Page Six se Kanye kishte ndërprerë kontaktin me Kim edhe para se ajo të kishte bërë kërkesë për divorc muajin e kaluar.

Reperi ndryshoi edhe numrat e telefonit dhe i tha ish-gruas së tij se, “Ju mund të më kontaktoni përmes sigurimit tim”.

Por përkundër mungesës së komunikimit, burimet deklarojnë se të dy janë akoma bashkë-prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

West ndërkaq raportohet se viziton rregullisht fëmijët.

“Ajo i beson atij rreth fëmijëve. Ai i do ata dhe bën shumë për ta”, pohoi burimi.

“Kim e ka bërë të qartë se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij në çdo kohë që dëshiron”, tha më tej burimi. “Ajo kurrë nuk e ka kërcënuar se do ta mbajë larg fëmijëve. Ajo vetëm kërkon që ai të mos i dëmtojë ata. Ajo e di që ai i do ata, dhe ata e duan atë”.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar, pas gati shtatë vjet martese.

“Shkurorëzimi ka qenë i vështirë për të, por duke e ditur që ai ka qasje tek të vegjlit e tij dhe ka ndarë kujdestarinë po e bën tranzicionin më të lehtë”, tha një tjetër burim”. “Kanye ka shpresë se ata do të pajtohen, por ai nuk e pret atë në të ardhmen e afërt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat