Pas divorcit, Kanye West i thotë Kim Kardashian se mund ta kontaktoj vetëm përmes sigurimit

Mediale Vip

Pas divorcit, Kanye West i thotë Kim Kardashian se mund ta kontaktoj vetëm përmes sigurimit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:32
Kim dhe Kanye

Kim dhe Kanye nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre miqësisht edhe pse u tha një gjë e tillë.

Ish çifti  thuhet se nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin dhe Kanye është ai i fundit i cili ka shkëputur çdo komunikim me ish-bashkëshortin e tij.

Burimet për ‘Page Six’ bëjnë të ditur se Kanye kishte ndërprerë kontaktin me Kim edhe para se ajo të kishte bërë kërkesë për divorc muajin e kaluar madje thuhet se reperi i ka thënë se mund ta kontaktoj vetëm nëpërmjet sigurimit.

Megjithatë edhe pse ka mungesë komunikimi burimet deklarojnë se të dy janë akoma bashkë-prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

West ndërkaq raportohet se viziton rregullisht fëmijët. “Ajo i beson atij rreth fëmijëve. Ai i do ata dhe bën shumë për ta”, ka thënë një burim.

“Kim e ka bërë të qartë se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij në çdo kohë që dëshiron. Ajo kurrë nuk e ka kërcënuar se do ta mbajë larg fëmijëve. Ajo vetëm kërkon që ai të mos i dëmtojë ata. Ajo e di që ai i do ata, dhe ata e duan atë”.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar, pas gati shtatë vjet martese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat