Pse të gjithë po flasin për ‘House of Gucci’ dhe pamjen e Lady Gaga-s në film?

Mediale Vip

Pse të gjithë po flasin për ‘House of Gucci’ dhe pamjen e Lady Gaga-s në film?

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:56
Lady Gaga

Lady Gaga “pushtoi” internetin të martën pasi postoi një foto nga seti i filmit të ardhshëm të Ridley Scott, "House of Gucci".

Veçse i bëri të gjithë të flasin për prodhimin e ardhshëm, fotografia ndezi imagjinatën në mediat sociale falë veshjeve retro që mbante këngëtarja dhe kolegu i saj Adam Driver, të cilët interpretojnë përkatësisht Patrizia Reggiani-n dhe ish-burrin e saj, manjatin e modës.

Bazuar në romanin "House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” (Shtëpia e Gucci-t: Një histori e bujshme e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë), filmi ka të bëjë me dinastinë e famshme familjare dhe tregon rënien në jetën reale të Reggiani-t, e cila u dënua për komplotin e vrasjes së Gucci-t. Shefi i modës u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano në vitin 1995, ndërsa ish-gruaja e tij u dënua me 29 vjet burg për orkestrimin e atentatit.

Veshur me një kapelë të bardhë dhe e mbuluar me bizhuteri prej ari, Gaga krijon një ngjashmëri të jashtëzakonshme me shoqërinë italiane. Ajoe mbishkroi imazhin thjesht "Signore e Signora Gucci”.

Driver, ndërkohë, shfaqej në fotografi me një triko të bardhë kremi? dhe syze të mëdha, si dhe me një xhaketë të bardhë të lidhur në bel. Disa fotografi të aktorit në prapaskena, i veshur me kostum, u shfaqën në internet në fillim të javës.

Filmi, i cili aktualisht është duke u xhiruar në Itali, është planifikuar të shfaqet në nëntor. Pjesë e tij do të jenë edhe Al Pacino, Jeremy Irons dhe Jared Leto.

Roli i fundit i madh në ekran i Gaga-s ishte në "A Star Is Born", ku ajo fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale dhe mori një nominim për aktoren më të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat