Michele Obama tregon arsyen pse po sillet ndryshe me vajzat e saj gjatë pandemisë

Mediale Vip

Michele Obama tregon arsyen pse po sillet ndryshe me vajzat e saj gjatë pandemisë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 20:01
Michele Obama me vajzat

Në një moment kur Barack dhe Michelle Obama sapo kishin krijuar folenë bashkëshortore, papritmas vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, u kthyen në shtëpi për të ndjekur mësimet online, pasi kolegjet e tyre u mbyllën.

Malia, 22 vjeç, aktualisht është duke përfunduar vitin e saj të fundit në Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha, 19 vjeç, është studente në Universitetin e Miçiganit.

Në një intervistë për revistën People, Michelle shpjegoi se si dinamika e tyre familjare ndryshoi me të gjithë që jetonin nën të njëjtën çati në këtë rast.

“Vajzat tona supozohej se ishin larguar nga  'foleja' jonë. Isha disi e kënaqur që ato ishin duke ndërtuar jetën e tyre dhe unë isha e përgatitur emocionalisht për t'i lënë të lira", shpjegoi Michelle.

“Kjo kohë pandemie na ka lejuar të 'vjedhim' disa mmente nga e kaluara me vajzat tona. Këto momente na bëjnë ta kuptojmë më mirë botën, duke i bërë marrëdhëniet me fëmijët më të forta."

Michelle shtoi se marrëdhënia e saj me Malia-n dhe Sasha-n ndryshoi pasi ato kthyen në shtëpi, sepse ajo dëshironte që t'i trajtonte ato si 'zonja të vogla'  dhe nuk donte që ato të "humbnin pavarësinë".

Ajo thotë se gjithashtu e vlerësoi shumë kur pa një anë të re të vajzave të saj në klas, të cilën prindërit zakonisht e humbin, ndërsa fëmijët janë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat