Selena Gomez do të tërhiqet nga muzika: Ç'kuptim ka, pse të vazhdoj?

Mediale Vip

Selena Gomez do të tërhiqet nga muzika: Ç'kuptim ka, pse të vazhdoj?

Më: 11 mars 2021 Në ora: 20:13
Selena Gomez

Selena Gomez thotë se muzika mund të mos jetë pjesë e së ardhmes së saj, duke nënkuptuar se po mendon të heqë dorë përgjithmonë.

Aktorja dhe këngëtarja e pranoi këtë fakt zemërthyes për fansat në një intervistë për Vogue, ku ajo do të shfaqet për kopertinën e muajit prill. Megjithatë, ajo theksoi se dëshiron ta provojë edhe një herë me një album ndryshe.

"Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit jo domosdoshmërisht të marrin seriozisht. Unë kam pasur momente kur kam menduar: "Ç'kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëj këtë?" -tha ajo, duke shtuar:

"'Lose You to Love Me ndjeva se ishte kënga më e mirë që kam publikuar ndonjëherë dhe për disa njerëz nuk ishte e mjaftueshme. Unë mendoj se ka shumë njerëz që kënaqen me muzikën time, dhe për këtë jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj, por mendoj që herën tjetër kur të bëj një album do të jetë ndryshe. Dua ta provoj edhe një herë, para se të tërhiqem nga muzika."

Albumi i parë i Selena Gomez ka qenë "Kiss & Tell", i publikuar në vitin 2009. Më pas ajo vazhdoi të publikojë tri albume solo dhe dy albume të tjera nën firmën e Selena Gomez & the Scene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat