Prindërit e kishin tmerruar aq shumë, sa Khloe kishte frikë të bënte seks

Mediale Vip

Prindërit e kishin tmerruar aq shumë, sa Khloe kishte frikë të bënte seks

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:15
Khloe Kardashian

Sot Khloe është nënë e një vajze 2-vjeçare, por dikur ajo ka patur frikë nga shtatzënia, nga bisedat që bënte me nënën e saj Kris Jenner.

Në një intervistë të fundit, Khloe ka treguar se prindërit e saj e kishin frikësuar që të mos kryentemarrëdhënie seksuale gjatë adoleshencës duke i treguar se mund të mbetej shtatzënë ose të merrte infeksione seksualisht të transmetueshme.

“Kisha shumë frikë se mund të mbetesha shtatzënë. Prindërit ma kishin futur aq shumë frikën duke më treguar edhe foto të herpesit e duke më thënë se nëse bëja seks ja çfarë më priste”-tha Khloe.

Më pas ajo tregoi se vetëm kur nisi pilula kontraceptive u ndje më e sigurtë teksa u shpreh se për seksin arriti të mësojë më shumë nga motrat e saj sesa nga biseda me prindërit.

“Mendoj se e pata të lehtë nga Kourtney dhe Kimi. Kur je fëmija i tretë i dëgjon të gjitha”-tha Khloe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat