Jennifer Garner nuk ka asnjë foto familjare dhe e gjitha për faj të paparacëve

Mediale Vip

Jennifer Garner nuk ka asnjë foto familjare dhe e gjitha për faj të paparacëve

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:37
Jennifer Garner

Jennifer Garner nuk ka asnjë foto familjare sepse fëmijët e saj kanë frikë nga kamerat.

Këtë detaj, aktorja e ka zbuluar në një rrëfim për ‘The Hollywood Reporter’, lidhur me fëmijët e saj dhe si ka qenë për ta të rriten me prindër të famshëm.

Fëmijët e aktores janë traumatizuar nga ndjekja prej paparacëve të cilët donin t’iu merrni patjetër foto dhe nuk pranojnë më të dalin në të tilla. “Ata janë të frikshëm, dhe rrëzojnë njëri-tjetrin. M duket sikur më përndjekin”, i ka thënë e vogla Violet së ëmës, Jennifer.

Ndërsa më tej vetë aktorja rrëfen se asnjëherë nuk i ndodhte të lëvizte me makinë e vetme, gjithmonë kishte 15 makina pas saj që e ndiqnin.

Derisa shumë personazhe publikë u bënë bashkë që të nxisnin krijimin e një ligji që nuk lejon fotografimin e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat