Elita 5 së shpejti me emision serik, ku do të interpretohen hitet e tyre ndër vite

Mediale Vip

Elita 5 së shpejti me emision serik, ku do të interpretohen hitet e tyre ndër vite

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:48
Elita 5

Rock-grupi i njohur shqiptar, Elita 5, duket se kanë vendosur që së fundmi të rikthehen për publikun me diçka të re.

Burimet  kanë mësuar se ata janë në përgatitje e sipër të një emisioni të ri, që do të transmetohet së shpejti në ekranet tona.

Bëhet fjalë për një emision serik, që për temë do të ketë hitet e pavdekshme të rock-grupit të njohur ndër vite.

Image

Elita 5 do të sjellin çdo javë në skenën e emisionit, interpretues të ndryshëm, që do të këndojnë live këngët e tyre më të suksesshme.

Për ta bërë këtë, grupi do të përzgjedhin ndër emrat më në zë të muzikës nga mbarë trevat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat