Kim Kardashian e ‘harron’ ndarjen, lë pa fjalë me paraqitjen në bikini

Mediale Vip

Kim Kardashian e ‘harron’ ndarjen, lë pa fjalë me paraqitjen në bikini

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:01
Kim Kardashian

Kim tregoi linjat e bujshme trupore në fotografitë e fundit.

Kim Kardashian vazhdon të mbetet ndër emrat më të përfolur të botës së shoubizit.

Ylli televiziv, së fundi u komentua për paraqitjen e kërkesës për divorc nga Kanye West, ani pse asnjëri ende nuk kanë folur publikisht për këtë çështje.

Kim është fokusuar tashmë tek vetja dhe po shijon motin e ngrohtë në pishinë, teksa nuk mungojnë imazhet atraktive në ajo.

Bukuroshja ka ndarë disa fotografi ku shfaqet duke marrë rreze dielli pranë pishinës, teksa kishte veshur bikini dypjesëshe.

Kim edhe një herë tregoi rezultatet e palestrës, teksa dukej në formën më të mirë të mundshme.

Ajo kishte lidhur flokët gërsheta, ndërsa kishte vendosur një palë syze për t’u mbrojtur nga dielli. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat