Dafina Zeqiri publikon sekuenca nga klipi i këngës “Duro”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri publikon sekuenca nga klipi i këngës “Duro”

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:16
Dafina Zeqiri

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, është ndër më të veçantat në estradën shqiptare.

Për vite me radhë, bukuroshja brune ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar kështu me mijëra fansa.

Që sukseset nuk kanë të ndalur, veçse dihet, por këngëtarja asnjëherë nuk di të ndalet.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dafina ka zbuluar datën e saktë të lansimit të këngën “Duro”.

Më 13 mars rreth orës 16:00, projekti muzikor do të jetë në pothuajse të gjitha platformat digjitale.

Po ashtu në të njëjtën video të ndarë me ndjekësit, Zeqiri ka zbuluar edhe pjesë nga klipi i këngës.

Fansat menjëherë filluan me komente, duke treguar padurimin që kanë deri në lansimin e prodhimtarisë muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat