Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Më: 13 mars 2021 Në ora: 09:03
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Mbrëmjen e djeshme, mediat e huaja raportuan se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Megjithëse dyshja po planifikonin të martoheshin, gjërat përfunduan deri në ndarje dhe shkak për këtë është bërë skandali i Alexit me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Një burim është shprehur për “Page Six” se çifti vendosi të ndahej pasi Rodriguez u përfol se e ka tradhëtuar me LeCroy-n. Në janar, nisën akuzat që përfshinin të fejuarin e këngëtares, por Madison LeCroy i mohoi duke thënë se nuk ishte takuar kurrë personalisht me të.

“Ai kurrë nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua,” deklaroi LeCroy për Page Six në Shkurt.

Lopez, e cila nisi të shoqërohej me Rodriguez në vitin 2017 zbuloi kohët e fundit se ajo dhe 45-vjeçari kishin ndjekur një terapist gjatë kohës që ishin në karantinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat