Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim në bashkëpunimin me Feron

Mediale Vip

Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim në bashkëpunimin me Feron

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:04
Genta dhe Fero

Genta Ismajli dhe reperi Fero kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Level Up”, i cili duket se po pritet mjaft mirë nga fansat e tyre.

Ndërkohë surpriza e këtij projekti është këngëtarja e njohur.

Genta kësaj radhe është shfaqur edhe si repere, duke i befasuar të gjithë me talentin e saj. Edhe pse numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, nuk na kishte rastisur që ta dëgjonim teksa bënte rep.

Por në këtë projekt ajo ka dhënë më të mirën e saj dhe fansat e kanë komplimentuar shumë. Nga ana tjetër, kënga është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”.

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat