Janë ndarë apo jo? Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë një përgjigje për “gojët e liga”

Mediale Vip

Janë ndarë apo jo? Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë një përgjigje për “gojët e liga”

Më: 13 mars 2021 Në ora: 22:56
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

U aludua se historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka marrë fund.

Mirëpo, së fundmi është mësuar se dyshja nuk janë zyrtarisht të ndarë.

CNN raporton se burime pranë çiftit janë shprehur se ata “janë duke punuar në çift me disa gjëra.”

“Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”

Po i njëjti burim tregoi se dyshimet në lidhje me Madison LeCroy-flirtin e mundshëm të Alex-it- nuk ka lidhje aspak me problemet që dyshja kanë, duke shtuar se distanca është një faktor negativ për marrëdhënien e tyre.

“Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë”, tha burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat