Tristan feston 30-vjetorin, Kim uron kunatin me fjalët më të bukura

Mediale Vip

Tristan feston 30-vjetorin, Kim uron kunatin me fjalët më të bukura

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:37
Kim, Tristan Thompson

Lidhja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka pasur shumë ulje ngritje ndër vite. Megjithatë ata kanë dëshmuar se pas çdo problemi e kanë forcuar akoma më shumë marrëdhënien e historinë e tyre të bukur të dashurisë.

Ditën e sotme basketbollisti feston 30-vjetorin dhe Kim i ka bërë një super dedikim.

 “Gëzuar 30 vjetorin e lindjes @ realtristan13! Mbaj mend që kur kam bërë këtë foto, kam thënë se ditëlindja jote do të vijë së shpejti dhe nuk kemi ndonjë fotografi të mirë së bashku, kështu që le të bëjmë një që të mund ta përdor për postimin tënd të ditëlindjes! LOL Sinqerisht jam shumë krenare që të quaj vëllai im”, ka shkruar Kim.

Kujtojmë se muajt e fundit ata janë përfolur se kanë rregulluar raportet mes tyre pas ndarjes së bujshme dhe madje disa kanë aluduar edhe se janë fejuar. Mirëpo disa burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra, duke u shprehur për “Daily Mail” se ata të dy nuk janë fejuar.

Megjithatë ribashkimin e tyre e konfirmoi Kim Kardashian, e cila në episodin e fundit të “KUWTK” tregon se Khloe ka siklet ta pranojë para publikut që është rikthyer me Tristan-in.

Siç duket fjalët e Kim kanë pasur ndikim tek Khloe dhe më në fund ajo ka pranuar publikisht rikthimin me Tristan. Ditën e sotme, ajo i ka bërë një super dedikim romantik.

“Ata që e kanë të shkruar për të qenë bashkë, janë ata që kalojnë çdo gjë që mund t’i ndaj dhe që bëhen më të fortë nga sa ishin më parë. Faleminderit që më ke treguar çdo gjë që the se do të bëje. Për babanë që je. Për shokun e mirë që kam gjetur tek ty. Jam mirënjohëse që mund të bëj absolutisht asgjë me ty dhe të duket sikur kam bërë gjithçka. Shpresoj që ta kuptosh sot dhe çdo ditë se sa i dashur je për mua dhe për shumë të tjerë. Gëzuar ditëlindjen Tristan! Mirë se erdhe në të 30-tat. Mezi po pres për të gjitha kujtimet”, ka shkruar Khloe në urimin për partnerin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat