“Nuk jam single”/ Alex Rodriguez flet për marrëdhënien me Jennifer Lopez

Mediale Vip

“Nuk jam single”/ Alex Rodriguez flet për marrëdhënien me Jennifer Lopez

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:05
Jenifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez thanë se janë së bashku, por “po punojnë për marrëdhënien e tyre”.

Të shtunën, 45-vjeçari, u pa duke hyrë në Coral Gables, Florida, një seminar ushtrimesh që ai filloi muajin e kaluar. Rodriguez u pyet për marrëdhëniet e tij me Lopez ndërsa tha “Unë nuk jam beqar”.

Pak ditë më parë, mediat rozë thanë se çifti është drejt ndarjes, pas 4 vitesh në një lidhje së bashku. Po më vonë, ai dhe Lopez thanë se “po punojnë për disa gjëra” në marrëdhënien e tyre, duke nënkuptuar se ka pasur probleme, por ende ka shpresë për lidhjen e tyre.

“Ajo po punon në Republikën Dominikane dhe ai është në Miami, kështu që është e vështirë të shohin njëri-tjetrin sidomos me karantinën dhe Covid 19“, i tha burimi “People”, për Lopez dhe Rodriguez, “por ata duan të përpiqen të qëndrojnë së bashku“.

Lopez dhe Rodriguez u fejuan në Bahamas në Mars 2019 pasi ishin partnerë për dy vjet.

Gjatë vitit të kaluar, çifti ka kaluar kohë në shtëpi gjatë pandemisë me familjet e madhe binjakët 13-vjeçarë të Lopez, Maximilian David dhe Emme Maribel me Marc Anthony dhe vajzat e ish-lojtarit të MLB Ella, 12 dhe Natasha , 16 vjeç, me ish-gruan Cynthia Scurtis.

Pandemia e koronavirusit ndaloi gjithashtu planet e dasmës së Lopez dhe Rodriguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat