Vila luksoze e Tom Cruise në mes të malit del në shitje për 28 milionë dollarë

Mediale Vip

Vila luksoze e Tom Cruise në mes të malit del në shitje për 28 milionë dollarë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Aktori i njohur, Tom Cruise, tashmë ka vendosur që të shes një prej vilave të tij luksoze.

Bëhet fjalë për një vend në Telluride të Kolorados, çmimi i së cilës arrin deri në 28 milionë dollarë.

Gjithsej shtëpia ka shtatë dhoma gjumi, nëntë banja dhe më e rëndësishmja, benefiti saj është se qëndron në mes të një mali.

Prona që ai ka zgjedhur është pikërisht për shkak të privatësisë, pasi e gjithë vila është e rrethuar me pisha.

Po i njëjti vend ka qenë i shfrytëzueshëm për aktorin për të skijuar, ndërsa gjatë motit të mirë për të luajtur golf.

Raportohet se multimilioneri Tom, posedon një rezidencë tejet luksoze në Beverly Hills, New York dhe Angli.

58-vjeçari përndryshe thuhet se ka pasuri prej 600 milionë dollarë (430 milionë funta). 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat