“Të gjithë ne kalojmë ditë të mira dhe të këqija”, Dafina Zeqiri u kushton disa fjalë atyre që e mbështetën atë

Mediale Vip

“Të gjithë ne kalojmë ditë të mira dhe të këqija”, Dafina Zeqiri u kushton disa fjalë atyre që e mbështetën atë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 00:27
Dafina Zeqiri

Para pak kohësh Dafina kishte paralajmëruar se po sillte diçka të re për publikun.

Ndërsa dje ajo erdhi premierë në kanalin Youtube të Dafina Zeqirit ku u futën rreth mijëra shikues që në minutën e parë të lansimit.

Këngëtarja tash e disa kohë kishte ndarë me fansat e saj mesazhe ndërgjegjësimi teksa edhe ndante me ndjekësit jo rallë herë thënje motivuese për ta.

Kënga u prit tejet mirë nga fansat e saj po jo vetëm, Dafina u mbështet nga shumë artistë të estradës shqiptare ku ripostuan projektin muzikor të këngëtares duke e mbështetur atë që ka gjetur forcën për të ndarë rrugëtimin e saj me betejën e shëndetin mendor.

Ajo sot publikoi një fotografi ku falënderoi fansat e saj për mbështetjen e madhe që i dhuruan.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se si po ndihem tani. Ky projekt më ka ndihmuar mua për të shfaqur disa emocione të brendshme dhe jam shumë e lumtur që mund të përçoj emocionet tek kaq shumë njerëz. Ne të gjithë kalojmë ditë të mira dhe të këqija. Disa më shumë se sa të tjerët, eksperienca të ndryshme, histori të ndryshme dhe vështirësi. Vendosa të hap zemrën dhe ndihem aq më mirë, bota është e juaja”, shkroi Dafina duke motivuar ndjekësit e saj të tregojnë historitë e tyre dhe të mos e mbajnë të fshehur dhimbjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat