Vetëm 9 vjeçe, por vajza e Beyonce sapo fitoi një Grammy

Mediale Vip

Vetëm 9 vjeçe, por vajza e Beyonce sapo fitoi një Grammy

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:22
Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy Carter

Diva e muzikës, Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy Carter, kanë fituar një çmim Grammy për videon “Brown Skin Girl”.

Video jep një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është bërë pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The Gift”.

Beyonce rrallë jep intervista, por së fundi për ABC, tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë “Brown Skin Girl”.

“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre “Brown Skin Girl”. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare për lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë.”, tha Beyonce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat