Rexhep Selimi sot feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i Gold AG për të

Mediale Vip

Rexhep Selimi sot feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i Gold AG për të

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:45
Gold AG dhe Rexhep Selimi

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot feston ditëlindjen e 50-të.

Këngëtari Gold AG njihet si patriot dhe gjithmonë qëndron prapa krerëve të UÇK-së duke i mbështetur.

Edhe sot ka postuar një fotografi bashkë me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimin duke i uruar ditëlindjen e tij të 50-të.

Ai ka publikuar fotografinë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare duke i shkruar edhe një dedikim.

“Urime vlla i dashun kjo qoftë ditëlindja e vetme larg familjes. Festofsh i lirë gjithmonë”, ka shkruar Goldi.

Ndryshe, Rexhep Selimi ndodhet në Hagë bashkë me luftëtarë tjerë me akuzën për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat