E pyetur nëse është më mirë në Kosovë apo Dubai, Arta Elezaj: Fatkeqësisht nuk kam qenë asnjëherë, kam shumë dëshirë ta vizitoj

Mediale Vip

E pyetur nëse është më mirë në Kosovë apo Dubai, Arta Elezaj: Fatkeqësisht nuk kam qenë asnjëherë, kam shumë dëshirë ta vizitoj

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:11
Arta Elezaj

Modelja shqiptare, Arta Elezaj, është mjaft e komentuar në faqet rozë e rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa së fundmi u ka dhënë hapësirë të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.

Bukuroshja nga Klina thotë se ka pasur pyetje të shumta rreth asaj se ‘a është më mirë në Kosovë apo në Dubai?”, ku mes tjerash zbulon se nuk ka qenë asnjëherë.

“Në Kosovë apo në Dubai”, ka qenë pyetja drejtuar Elezajt.

“Kam aq shumë pyetje të tilla, por fatkeqësisht nuk kam qenë kurrë në Dubai, përndryshe kam dëshirë shumë ta vizitoj”, ka qenë përgjigja e ish-aktores së “O sa mirë”.

Image

Kjo duket se është bërë për shkak se një pjesë e madhe e artisteve shqiptare vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, kryesisht Dubain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat