Këngëtarja ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë realizimit të projektit të ri.
Bebe Rexha ndau videon në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Ajo iu kërkoi edhe fansave që të shikojnë videon duke shkruar të klikojnë linkun.
Ndryshe, artistja e njohur lansoi projektin “Sacrifice” një javë më parë i cili arriti të pëlqehet dhe deri më tani ka marrë 4 milionë shikime në kanalin YouTube.
Theksojmë se, ky është klipi i dytë i Bebe Rexhës i publikuar për vitin 2021.