Karlie Kloss bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Karlie Kloss bëhet nënë për herë të parë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:27
Karlie Kloss bëhet nënë

Modelja amerikane, Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, kanë mirëpritur fëmijën e parë.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i ri, i cili ka ndarë me ndjekësit një postim në rrjete sociale duke shkruar, “Mirë se vjen në këtë botë”.

Shtatzënia e Kloss u njoftua tetorin që lamë pas, nga një burim pranë revistës People teksa theksoi, “Karlie do të mirëpresë fëmijën e parë në vitin 2021. Ajo do jetë një nënë e mahnitshme”.

Ylli i “Project Runway” u martua me Kushner në tetor të vitit 2018 në një ceremoni private në Neë York. Dasma e tyre përfshinte më pak se 80 persona, gjersa modelja kishte veshur një fustan të bardhë të markës ‘Dior’.

Modelja ka mbrojtur rregullisht marrëdhënien e saj me Joshua, vëllai i të cilit është burri i Ivanka Trump, Jared Kushner.

Në janar 2020, Kloss u shfaq në “Watch What Happens Live me Andy Cohen” dhe shpjegoi, “Jam i sigurt që nuk jam personi i vetëm në këtë vend që nuk pajtohet domosdoshmërisht me familjen e tyre në politikë. Unë votova demokratët në 2016 dhe kam në plan të bëj të njëjtën gjë në vitin 2020”.

Ajo vazhdoi, “Unë mendoj se edhe në karrierën time, të jesh i vërtetë me veten time, kur e di që diçka nuk është në përputhje me atë që jam, dhe mesazhin që dua t’i dërgoj botës, ose lloji i personit që unë dua të jem mbase kthehet në karakter. Por si, zemra ime shpesh po më tregon saktësisht atë që kam nevojë të dëgjoj. Dhe unë nuk e dëgjoja gjithmonë atë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat