“Puna ime e preferuar”, ylli i “Games of Thrones” flet për ndjesinë e të qenit prind

Mediale Vip

“Puna ime e preferuar”, ylli i “Games of Thrones” flet për ndjesinë e të qenit prind

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:39
Sophie Turner

Sophie Turner thotë se mëmësia është “puna e saj e preferuar”. Aktorja 25-vjeçare dhe burri i saj Joe Jonas mirëpritën vajzën e tyre Willa shtatë muaj më parë. Për Ditën e Nënës, Sophie u shpreh se të qenurit prind është gjëja më e mirë që i ka ndodhur.

“Jam shumë mirënjohëse për dy dashuritë e jetës sime që më bënë mama. @JoeJonas dhe vajza ime e bukur. Është puna ime e preferuar që kam pasur ndonjëherë.”, shkroi aktorja në një postim në Instagram. Një burim është shprehur se çifti tashmë po mendon për një fëmijë të dytë.

“Joe dhe Sophie tashmë po përpiqen të kenë një fëmijë tjetër. Ata janë me të vërtetë të ngazëllyer për të zgjeruar familjen e tyre. Vogëlushja i ka bërë ata vërtet të afërt dhe duan të kenë një familje të madhe së bashku ”., u shpreh burimi.

Ylli i “Game of Thrones” dhe këngëtari i Jonas Brothers, e mirëpritën illa në korrik dhe i kanë mbajtur detajet e lindjes së fëmijës së tyre mjaft private. Ata u martuan në Las Vegas në 2019 para se të organizonin një ceremoni më të madhe në Francë dy muaj më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat