Mahniti të gjithë me dukjen unike në ‘Grammys’, Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë për fustanin e Dua Lipës

Mediale Vip

Mahniti të gjithë me dukjen unike në ‘Grammys’, Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë për fustanin e Dua Lipës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:04
Dua Lipa

Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale e po ashtu edhe në tabloide të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila të dielën fitoi një çmim tjetër ‘Grammy’ për ‘albumin më të mirë’ në zhanrin pop.

Krahas kësaj, 25 vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen e veçantë nën markën e ‘Versace’, duke qenë se punon prej vitesh me të.

Megjithatë, për të realizuar fustanin rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë shumë e madhe dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace.

Kjo e fundit ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregon se ka punuar 1500 orë për të dhe se përmban 55 mijë kristale.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, u shpreh Donatella.

Theksojmë se ky është ‘Grammy’ i tretë për artisten shqiptare, pasi në 2019 mori dy ‘Grammy’ dhe u bë e para shqiptare që e arriti këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat