“Rosita” e Rina Balajt flet për komunitetin LGBTI

Mediale Vip

“Rosita” e Rina Balajt flet për komunitetin LGBTI

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:34
Rina Balaj

Tematika e këngës së re të Rinës, është më ndryshe prej të tjerave.

Rina Balaj më në fund ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Rosita”, të vizualizuar edhe me klip.

Kësaj radhe, artistja solli një këngë me një temë më ndryshe nga ato që i ka trajtuar në projektet paraprake.

Në këngë, “Rosita” është një vajzë, e cila është shoqe e Rinës, që është dashuruar pikërisht në të.

Rina nuk ia kthen dashurinë, ngase e sheh atë vetëm si shoqe. Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri të Rinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat