Rita ekspozon linjat trupore teksa relaksohet në oqean

Mediale Vip

Rita ekspozon linjat trupore teksa relaksohet në oqean

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:57
Rita Ora

Rita mahnit me format trupore në imazhin e fundit.

Ajo është zhvendosur përkohësisht në Sidnei ndërsa po xhironte edicionin australian të The Voice.

Rita Ora dukej se po shfrytëzonte në maksimum plazhet e vendit dhe ndau një çast teksa shijonte një zhytje të mërkurën.

Këngëtarja 30 vjeçe, e shfaqi fizikun e saj ndërsa kishte veshur bikini ngjyrë vjollcë dhe kishte vendosur aksesorë ngjyrë ari.

Autori i hitit Hot Right Now kishte lëshuar prapa shpinës flokët e saj bjonde. Zhytja në oqean e Ritës vjen një ditë pasi albumi i saj Phoenix u bë multi-platin në Australi.

Këngëtarja mori pjesë në një ngjarje të veçantë në Warner Music Australia për të shënuar këtë moment, dhe dukej mahnitëse me një fustan të zi

Në një intervistë që dha së fundi, Rita u zotua se do të heq dorë nga ajo që ka bërë më parë, pas skandaleve në Britani.

Artistja ishte në lidhje dashurie me Romain Gavras, me të cilin i ka dhënë fund lidhjes.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat