Një tjetër sukses, moderatorja e njohur italiane vesh fustanin e stilistes shqiptare

Mediale Vip

Një tjetër sukses, moderatorja e njohur italiane vesh fustanin e stilistes shqiptare

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:14
Ilary Blasi

Suksesi i shqiptarëve nëpër botë duket se nuk ka të ndalur.

Më i fundit vjen nga fusha e modës dhe pikërisht nga stilistja Lia Stublla.

Kjo e fundi ka veshur prezantuesen e njohur në Itali, Ilary Blasi, e cila ka mbi 1 milion ndjekës në llogarinë personale në Instagram.

Bukuroshja italiane është bërë edhe më e famshme pas martesës me ish-futbollistin Francesco Totti.

Ka qenë një fustan i zi, të cilin e karakterizojnë rripat e hollë në bel një nga trendet e këtij viti në modë, që prezantuesja ka veshur nga stilistja.

Ndërkohë për Lian kjo nuk është hera e parë që bashkëpunon me emra të njohur jashtë vendit tonë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LS (@liastubllaofficial)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat