Floriana Garo shtatzënë?

Mediale Vip

Floriana Garo shtatzënë?

Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:04
Floriana Garo

Rikthimi i Floriana Garo në jetën politikë u bë kryefjala e mediave në Tiranë. Ajo vjen me një intervistë ndryshe në programin “Abc e Pasdites”, ku ndau shumë detaje nga jeta e saj familjare në Zvicër. 

“I found my love in Portofino”, është kënga që simbolizon dashurinë e tyre, pasi ata të dy janë takuar në këtë vend. Floriana tregoi se ishte një detajiste dhe kërkon shpesh që të ndryshoj orenditë e shtëpisë. 

“Më ke kapur tek pika ime e dobët. Them gjithmonë ky tapet nuk shkon, kjo piktura… jam detajiste”, tregoi Garo.

Floriana është pak hermetike në postimet në rrjetet sociale më familjarët e saj, madje fotot e fëmijëve i ka publikuar të sfumuara.  E pyetur nga Ermali nëse do i publikoj portretet e tyre reale,  Garo tha se ajo dhe  bashkëshorti nuk shohin asnjë benefit nëse nxjerrin fotot e fëmijëve në rrjetet sociale, ndaj kanë zgjedhur që të mos i publikojnë.

A kanë në planë një fëmijë të tretë?

“Më tha dikush mos je shtatzanë, por nuk jam shtatzanë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”.

Pyetjes se çfarë nuk do të dëgjoj nga të tjerët ajo iu përgjigj:  “Nuk dua të thonë që janë fallco”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat