Kylie dhe Kendall bënë makeup të dehura dhe look-u përfundimtar s’duhet humbur!

Mediale Vip

Kylie dhe Kendall bënë makeup të dehura dhe look-u përfundimtar s’duhet humbur!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:52
Kylie dhe Kendall

Me siguri keni parë vazhdimisht në rrjet sfidën e të bërit makeup kur je në gjendje të dehur. Përfundimet janë fantastike! Personazhet përfundojnë gjithmonë me grimin më funny dhe gjendja e tyre e dehur na bën të qeshim akoma më shumë.

Këtë sfidë e provuan edhe dy motrat e famshme, Kylie dhe Kendall, ndërsa video e tyre s’duhet humbur!

Kylie i bëri një promovim të mirë linjës së saj të makeup-it. Po ashtu edhe Kendall, e cila ka nxjerrë në treg së fundmi tekilën e saj.

Teksa e nisën me këmbë të mbarë, situata devijoi rrugës teksa numri i shotsave nisi të rritej. Papritur, dy motrat e gjetën veten duke qeshur me të madhe e duke shkaktuar dëme rreth e qark tyre.

Ato desh thyen pajisjet e xhirimit dhe e merrni me mend vetë si doli grimi i tyre përfundimtar…

Ok, po jua tregojmë edhe ne:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)

Çuditshëm, apo jo?

Në fakt, Kylie dhe Kendall e ekzagjeruan pak me ngjyrat e ndezura në fytyrë pa arsye, por gjithçka u justifikua me faktin se ishin bërë tapë dhe video ishte pikërisht për këtë arsye.

Gjithsesi, si ide duket intriguese. Do ta provonit diçka të tillë me motrën apo shoqen tuaj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat