Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë?

Mediale Vip

Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë?

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:59
Genta Ismajli me te dashurin

Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Ata të dy janë njohur bashkë fare rastësisht dhe sot janë një nga çiftet më të preferuara të showbizit.

Genta dhe Usta kanë 2 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe kudo i kemi parë të pandarë nga njëri-tjetri. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Por e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Genta tha se lajmet për shtatzëni nuk janë të vërteta dhe duket se aktualisht çifti janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Sa i përket planeve për martesë, ajo u shpreh:

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat