“Si të lë burri të dalësh lakuriq?”, Pas kritikave të ashpra, Chiara dhe Fedez japin mesazhin më të vlefshëm për femrat!

Mediale Vip

“Si të lë burri të dalësh lakuriq?”, Pas kritikave të ashpra, Chiara dhe Fedez japin mesazhin më të vlefshëm për femrat!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:37
Chiara Ferragni, Fedez

Me siguri keni vënë re shpesh në llogarinë e blogeres Chiara Ferragni në Instagram foto të sajat nudo, ku tregon vazhdimisht barkun e rrumbullakosur.

Blogerja është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë dhe po admiron çdo moment trupin e saj, që mban një tjetër njeri brenda vetes.

Kështu, një mbrëmje para se të shtrihej, ajo admiroi si gjithmonë ndryshimet e trupit të saj dhe shkrepi një foto para pasqyrës, të cilën vendosi ta publikonte të nesërmen në mëngjes.

Mirëpo, fotoja e Chiara-s ndezi aq shumë debat në rrjet, thjesht për faktin se ajo kishte pozuar e zhveshur.

Të shumë ishin ata që iu drejtuan blogeres me pyetjen “Si të lë burri të dalësh lakuriq?”, ndaj Chiara gjeti momentin të realizonte një video ku komentonte të gjithë situatën, duke treguar se ishte habitur nga këto kritika.

Pikë së pari, Chiara sqaroi se burri s’kishte punë fare me trupin dhe gjërat e saj personale. Më tej, ajo i këshilloi vajzat të gjejnë dikë që i mirëkupton dhe nuk i vë limite për të bërë atë që dëshiron dhe për të qenë vetvetja.

Jemi femra, jemi në vitin 2021 dhe kemi plot mundësi zgjedhjeje. Ende duhet të kushtëzohemi nga burri?

Më tej, ishte Fedez ai që reagoi për këto komente, duke mbështetur publikisht partneren e tij me një foto ku pozoi lakuriq, njësoj si Chiara, teksa i bëri ndjekësit të qeshin.

Ky ishte një mesazh i mirë nga çifti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat