Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron këngën e re “Run For”, prezanton një pjesë të klipit

Mediale Vip

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron këngën e re “Run For”, prezanton një pjesë të klipit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:06
Anxhelina Hadërgjonaj

Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj, muaj më parë bëri rikthimin në skenë pas një periudhe të gjatë.

Megjithëse solli dy projekte për një kohë të shkurtër, artistja e njohur duket se nuk do të ndalet me kaq.

Përmes një postimi të publikuar së fundmi në rrjete sociale, ajo bëri të ditur se ka gati këngën e radhës.

Krijuesja e hitit “Precious” po ashtu ka prezantuar një pjesë të klipit, i cili duket duket të jetë shumë i veçantë dhe me paraqitje të mahnitshme nga Hadërgjonaj.

“Së shpejti, Run For”, ka qenë përshkrimi i videos.

Reagimet në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, të cilët duket se mezi po presin për këtë prurje të 27 vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat