“Kur erdhi në fillim u duk i ndrojtur”, konkurrentja e “Për’puthen +40”: Askush nuk ma mohon takimin me të tjerët

Mediale Vip

“Kur erdhi në fillim u duk i ndrojtur”, konkurrentja e “Për’puthen +40”: Askush nuk ma mohon takimin me të tjerët

Më: 20 mars 2021 Në ora: 07:01
Erlinda Ogreni

Sipërmarrësja, Erlinda Ogreni, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar “Për’puthen +40”, takimin e saj 4-minutësh apo konkurrentët e tjerë.

40-vjeçarja tha se nuk ka rivalitet mes grave për momentin. Duke folur për takimin e saj 4-minutash, ajo tha se e zgjodhi më pas për një takim më të gjatë që ta thellonte njohjen.

Sipërmarrësja shtoi se asaj nuk ia mohon askush takimin me konkurrentët e tjerë, pasi ky është edhe qëllimi i programit.

“Por më vonë bëhen dallimet dhe preferencat”, tha nëna e një vajze. Ogreni tha se do ta ftonte në një takim Ndriçimin, i cili shprehur hapur pëlqimin ndaj saj.

“Kur erdhi në fillim u duk i ndrojtur. Edhe nëse nuk do e kishe treguar karakterin tënd, me kënaqësi do të të ftoja në një takim”, ju drejtua ajo Ndriçimit.

Më pas Erlinda u shpreh se nuk janë aq të rinj që të ndalen e të shohin aparencën, por shohin më shumë anën e karakterit. Ajo tha gjithashtu se nuk do e kishte të vështirë që të pranonte një refuzim, pasi i pret të gjitha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat