Sharon Stone tregon si e mashtruan për të hequr mbathjet në skenën e famshme të “Basic Instinct”

Mediale Vip

Sharon Stone tregon si e mashtruan për të hequr mbathjet në skenën e famshme të “Basic Instinct”

Më: 20 mars 2021 Në ora: 07:14
Sharon Stone

Nëse ka një skenë për të cilën Sharon Stone mbahet mend është ajo në “Basic Instinct”, një skenë që mesa duket ka patur edhe të fshehta të tjera gjatë xhirimeve. Së fundmi aktorja ka treguar se e kanë mashtruar që të hiqte mbathjet me pretekstin se nuk shihej gjë.

“Pasi xhiruam Basic Instinct, më thirrën që ta shihja. Jo vetëm me regjisorin, por në një dhomë plot më agjentë dhe avokatë, që nuk kishin të bënin fare me projektin. Aty ishte hera e parë që e pashë atë skenë, teksa më thanë ‘Nuk mund të shohim gjë. Dua të heqësh mbathjet sepse e bardha reflekton tek drita dhe kuptohet që ke veshur mbathje’. Po, ka shumë këndvështrime sa i përket kësaj çështjeje, por po e tregoja unë pjesën private prandaj këndvështrimet e të tjervëe janë gjepura”-tha Stone.

Aktorja tregoi se pasi pa skenën qëlloi me shuplakë regjisorin Paul Verhoeven dhe thirri avokatin e saj. Më vonë pasi e kishte menduar gjatë, Stone kishte pranuar që kjo skenë të përfshihej në film.

“E mendova, e mendova gjatë dhe vendosa ta lejoja ta fuste këtë skenë në film. Pse? Sepse i shkonte rolit dhe sepse tashmë e kisha bërë”-tregoi Stone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat