Zayn rrëfehet për jetën e re si baba dhe gjithçka që ka ndryshuar pas lindjes së Khai-t

Mediale Vip

Zayn rrëfehet për jetën e re si baba dhe gjithçka që ka ndryshuar pas lindjes së Khai-t

Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:46
Gigi Hadid dhe Zayn Malik me Khai

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Modelja solli në jetë në shtëpinë e saj të voglën Khai dhe në procesin e lindjes mori pjesë edhe këngëtari. Së fundmi në një intervistë për “iHeart Radio”, ai ka thënë se është ambientuar shumë shpejt me jetën e re si baba dhe se ndihet mjaft mirë për këtë fakt.

“Sinqerisht, është e mrekullueshme. Shumë njerëz me të cilët flisja para se ajo të vinte në jetë më thoshin ‘Është përgjegjësi e madhe dhe do të ndryshojë shumë jeta’. Por sinqerisht ajo është një fëmijë i mrekullueshëm. Ka qenë shumë e lehtë për mua dhe Gigi-n që të ambientoheshim, mendoj. Ajo e bëri të lehtë për ne. Ajo fle shumë mirë e pëlqen shumë qumështin. E ushqejmë dhe i ndërrojmë pelenat. Po e shijoj shumë jetën e re”, ka thënë Zayn.

Ndërsa Gigi-n ai e ka përshkruar si një nënë të mrekullueshme dhe ka shtuar: “Ajo ndihmon me gjithçka. Ajo po ja del mbanë shumë mirë”.

“Kisha kohë për marrëdhënien time dhe gjëra të tilla, por gjithsesi kishte të bënte vetëm me mua. Fakti që e kemi pasur të lehtë të përshtatemi me të ka qenë shumë surprizuese për mua, sepse më pëlqen shumë t’i kaloj ditët e mia me të, të dal me të. Të shoh kukulla për fëmijë në televizor apo Netflix, të mësoj vjersha për fëmijë, të këndoj për të. Realisht është një tjetër ritëm i jetës, por ka qenë shumë e lehtë për t’u përshtatur, këtë e them me bindje”, ka thënë Zayn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat