Xhensila na tregoi foto të Besit me Ajkën e porsalindur

Mediale Vip

Xhensila na tregoi foto të Besit me Ajkën e porsalindur

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:21
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Ata publikojnë herë pas here imazhe nga jeta e tyre profesionale, si dhe ajo personale.

Së fundmi, këngëtarja bukuroshe ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, imazhe të Besit dhe Ajkës kur kjo e fundit ka qenë një bebushe e vogël, imazhe këto që çifti janë kujdesur që të mos i bëjnë publike mirëpo siç duket kësaj rralle e kanë bërë një përjashtim.

Krahas kësaj fotoje, Xhensila shkruan:

“Si i ati, ashtu dhe e bija,

 Ajka e porsalindur”

Kujtojmë se pak ditë më parë në rrjet qarkulluan aludime se familja e dy artistëve të njohur në vend, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të zgjerohet.

Këto dyshime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres bëri që të lindin aludimet.

“Urime zemër”,  shkruan Xhensila në postimin e Vjosës.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja.

Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Para pak ditësh ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedikon të gjitha nënave që ushtrojnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mund të themi se kjo video na e shtoi dhe më shumë dyshimet.

Mesa duket, këngëtarja kishte një përgjigje për të gjithë dyshuesit dhe së fundmi ka publikuar një video teksa shihet duke ushtruar. Ajo ka treguar linjat trupore në veshje sportive, ku u duk më në formë se kurrë dhe tepër elegante.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat